Austria vijon lehësimin e masasve të izolimit kundër koronavirusit

373
Sigal

Austria ka bërë publikë hapa të tjerë për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.

Duke filluar nga 1 maji, autoritetet thanë se do të lejohen ngjarjet me grupe prej dhjetë njerëzish, edhe pse atyre do t’iu kërkohet të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit.

Rekomandimet për të qëndruar në shtëpi, pos për arsye të domosdoshme, do të skadojnë më 30 prill dhe nuk do të përtëriten.

Hotelet do të lejohen të rihapen më 29 maj, nëse gjithçka shkon mirë.

Megjithatë, puna nga shtëpia vazhdon të rekomandohet.

Dyqanet e vogla në Austri tashmë janë rihapur, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të rinisin biznesin nga data 15 maj.

Deri më tani në Austri janë shënuar 569 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 15,357 të infektuar.