Shqipëria jehon në natën e dytë të Eurovisionit

262
Sigal

Anxhela Peristeri, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, është duke befasuar absolutisht me vokalin e saj dhe ishte vetëm ora 10:30 e mëngjesit. Ky ishte një nga komentet e bëra gjatë provës së dytë të këngëtares shqiptare në skenën e Roterdamit.

Ajo ka performuar nën një sfond ku ngjyrat mbizotëruese janë e kuqja dhe e zeza. Peristeri do të performojë e 11-ta natën e dytë të këtij fetivali, ndërsa pritet që më 22 maj nga Holanda të zbulohet fituesi i këtij edicioni që dukej i vështirë në kushtet e pandemisë, por që po ia del të mirëpresë në Roterdam, artistë nga e gjithë Europa.

Që të kalojë Shqipëria në finale, duhet ndihma përmes votave të diaspores shqiptare nga shtetet që mund të votohet. Në momentin që fillon votimi (pas këndimit të 17 shteteve/këngëve), shqiptarët me SIM-numër nga këto shtete duhet të dërgojnë SMS me tekst 11 (vetëm numrin 11).