Kënga “Who Am I” e Argjentina Ramosaj arrin sukses të madh, përzgjidhet si kolonë muzikore e filmit të huaj

241
Sigal

Argjentina Ramosaj publikoi baladën e saj “Who Am I” rreth tre javë më parë, dhe kënga ka rezultuar mjaft e suksesshme.

“Who Am I” është përzgjedhur si kolonë zanore e filmit të huaj “River”, që pritet të publikohet së shpejti.

Këngëtarja ndau lajmin e bukur me ndjekësit në Instagram dhe shkroi: “’Who Am I’ përveçse është kënga ime e fundit, do të jetë edhe në kolonën zanore të filmit River, të kompozuar nga Rona Kastrioti.”

Argjentina Ramosaj është rikthyer në muzikë pas gati dy vitesh shkëputje.

Para këngës ‘Who Am I”, e cila është publikuar pa videoklip, ajo solli ‘Pishman’ në bashkëpunim me Young Zerkën.

Ndërkaq, ‘River’ është një thriller psikologjik, që flet për një vajzë e cila pasi u zhduk për një javë gjatë një udhëtimi përpiqet të bashkojë pjesët së bashku, ndërsa vë në dyshim se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është ëndërr.