Ish mikesha i kujtoi borxhet, i përvishet Jonida: Nuk fitohen miqtë me sallatë

382
Sigal

Blogerja Alba Danaj bëri dje një postim në Instagram që mori të gjithë vëmendjen. Alba kishte postuar një artikull ku shkruhej se Jonida në “Klanifornia” ka treguar që nuk i pëlqen trendi i ri i çantave të vogla. Blogeres nuk i kishte pëlqyer aspak kjo deklaratë dhe shpërtheu ndaj Jonidës publikisht: “Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”.

Jonida fillimisht reagoi me një postim ku linte të kuptonte se do qëndronte indiferente ndaj kësaj situate, por më pas këngëtarja ka bërë disa postime që duket se i drejtohen pikërisht Albës.

“Thuaj një gënjeshtër një herë dhe të gjitha të vërtetat vihen në pikëpyetje. Nëse do që të të besojnë, ji e sinqertë. Nuk fitohen miqtë me sallatë. Fjalët e tua nuk kanë kuptim kur veprimet e tua janë të kundërta. E mban mend? Përpara se të flasësh mendo a është e vërtetë? A të ndihmon? A të inspiron? A është e nevojshme? A është e mirë? Njerëzit negativ janë ose të vetmuar, ose trokë ose të mërzitur”, shkruhet në postimet e Jonidës.