Sigal

Për Post Malone javët e fundit nuk kanë qenë të lehta. Pas problemit me avionin privat disa javë më parë, reperi pësoi një aksident me makinë. Ndërsa tani është vënë në shënjestër të hajdutëve. Sipas ‘TMZ’ tre persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë ku reperi jetonte përpara disa muajsh dhe kanë thirrur emrin e tij. Më pas kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë që kapin shifrat e 20.000 dollarëve.

Banorët aktual të shtëpisë në këtë rast janë kthyer në viktima, pavarësisht se nuk kishin lidhje me reperin, madje nuk ishin as në shënjestër të grabitësve. Grupi në fjalë mendohet se është i njëjti që ka vjedhur prej javësh një numër të madh nga shtëpitë e VIP-ave. Policia po vazhdon kërkimet për të zbuluar autorët.