Ish-i dashuri i Kendall Jenner arrestohet në Suedi

468
Sigal

ASAP Rocky është arrestuar në Suedi pasi akuzohet për sulm!

Prokurorët thonë se arrestimi i ish-të dashurit të modeles Kendall Jenner, erdhi pas një përleshjeje të dielën në kryeqytetin e Stokholmit, ku ai ishte duke performuar në një festival të quajtur Smash.

Në një video, që është publikuar në internet, shihet teksa ASAP Rocky dhunon një tjetër mashkull duke e qëlluar me grushte.

Por reperi gjithashtu ka publikuar videot e tij në mediat sociale, për të cilat thonë se janë bërë para sherrit, në momentin kur personi në fjalë po e ndiqte.

Në videot e publikuara nga reperi në Instagram dëgjohet teksa ai dhe njerëzit me të cilët është, i kërkojnë në mënyrë të përsëritur një burri për të mos i ndjekur më.

Prokuroria e Suedisë thotë se ASAP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, është një nga katër personat që janë arrestuar.

Nga tre të tjerët që janë arrestuar, dy janë të dyshuar për sulme të rënda.

Image

Image