Zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkombëtarët dhe populli

486
Sigal

Dr. Kujtim Drishti

Çfarë mendimi kanë ndërkombëtarët mbi Drejtësinë dhe Demokracinë në Shqipëri?

 

Pyetja e shtruar do të zbulojë edhe pikat e përbashkëta midis tyre dhe politikanëve tek ne.

Le të përpiqemi të hedhim dritë mbi këtë çështje. Duket se për ndërkombëtarët, politika është në plan të parë. Ne shqiptarët e njohim këtë formulë.

E shprehur në termat moderne të demokracisë , ajo që është e rëndësishme për ta –është loja demokratike;

  • Pavarësisht, nëse kanë lidhje apo jo politikanët në korruptimin e Drejtësisë,
  • Pavarësisht nëse ata e kanë respektuar apo jo Kushtetutën,
  • Pavarësisht nëse rinia kërkon të lërë vendin akoma edhe 30 më pas për mungesë shprese për një mirëqenie ekonomike dhe mungesë shprese për ndërtimin e Shtetit të së Drejtës.

Mbështetja që i kanë bërë ndërkombëtarët politikanëve shqiptarë është bazuar vetëm mbi një mendim burokratik e formal: Ekzistenca mbi skenën e politikës shqiptare të partive opozitare’

  • pavarësisht nga cilësia e udhëheqësve të saj,
  • pavarësisht nga përqendrimi i të tre pushteteve,
  1. të Drejtësisë,
  2. të Ekzekutiv
  3. dhe pushtetit Legjislativ

në një dorë të vetme, në dorën e kryetarit të partisë në pushtet.

 

Zgjedhjet e 30 qershorit i treguan politikanëve tanë dhe ndërkombëtarëve:

Së pari, që shqiptarët po i largohen pjesëmarrjes në jetën politike, sepse janë zhgënjyer nga politikanët. Ata janë zhgënjyer nga politikanët si të së majtës ashtu dhe të së djathtës.

Mirëpo ndërkombëtarët; amerikanët dhe evropianët, janë të përqendruar në politikën në plan të parë, pra në ekzistencën e vetëm skenës ku bëhet loja. Por jo për Lojën vetë.

Populli u nxori në pah faktin që, kjo lojë duke u mbajtur artificialisht ishte kthyer në një Farsë = GJOJA SIKUR.

 

Mësimi për ata që vërtet duan të dalin nga kjo farsë është mungesa e Drejtësisë

 

Nuk mund të ketë lojë të sinqertë pa drejtësi. Pa drejtësi loja do të jetë gjithnjë e modelit: “gjoja sikur” . Aktorët politikë do të jenë të pabesueshëm në sytë e popullit spektator.

Jo zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe ato të tetorit do të mbeten një farsë, nëse edhe vettingu në Drejtësi do të mbetet një Farsë.

 

Pa Drejtësi kriza politike, veçse do bëhet një skandal, me të cilin i kërkohet popullit që të mësohet

 

  • Pa një kongres partish, si tek ajo e Saliut ashtu dhe ajo e Fatosit apo e Edit,
  • Pa kongrese ku fjala e anëtarëve të thjeshtë të jetë e barabartë me atë të shefave,
  • Pa një çrrënjosje e reflekseve të vjetra autoritare,
  • Pa një demokraci të vërtetë brenda partive,
  • pa një kërkesë llogarie për punën 30 vjeçare që përfundoi me korrupsion të Drejtësisë, me nepotizëm dhe shpirt klani në ekonomi dhe shtet njerëzit nuk do t’i japin kurrë kthesë drejtimit të marrë.

Por kjo nuk është çështje ndërkombëtarësh, tek të cilët shqiptarët kanë një besim të verbër!