I dhanë fund fejesës 4-vjeçare, modelja Heidi Lushtaku tregon arsyet e ndarjes nga boksieri shqiptar: …për të gjitha vjehrrat shqiptare

472
Sigal

Modelja bukuroshe heidi Lushtaku dhe boksieri me origjinë nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi i dhanë fund fejesës katër-vjeçare, duke mos dhënë arsye për ndarjen e tyre krejt të papritur.

Por, pasi kanë kaluar disa muaj, modelja ka vendosur të flasë publikisht për këtë ndarje, duke treguar se me Robinin vazhdojnë të mbeten miq shumë të mirë.

Ajo ka rrëfyer se edhe pse kishin katër vite së bashku, nuk arritën ta ruajnë harmoninë dhe përkushtimin për njëri-tjetrin, duke përfunduar në vendimin e ndarjes.

Megjithatë Heidi thotë se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet e bukura që e lidhin me boksierin, dhe ka një respekt të veçantë për ish-vjehrrën e saj, që e ka trajtuar si vajzën e vet.

Postimi i plotë

“Përshëndetje të gjithë përkrahësve dhe kureshtarëve. Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar krashi njëri-tjetrit si miq të denjë.

Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhe afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë. Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplotë emocione dhe ndjenja të natyrshme të dyvshme, prandaj dua të arkivoj kujetën time si një përjetim dhe mësim të vyeshëm që na dhuroi jeta, dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë.

Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si një mik Robinit, e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri, Heidi,”- shkruan modelja Heidi Lushtaku.