Paqja ime/ Arbana Osmani pranon lidhjen me Eduart Grishajn. Të dashuruar kokë e këmbë me njëri-tjetrin

555
Sigal

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj ndodhen me pushime në destinacionin përrallor në vendin e largët orential Marok.

Që nga momenti i mbërritjes ata kanë publikuar në Instagram foto të ndryshme ku kanë treguar se janë duke kaluar pushimet e ëndrrave.

Dhe në këto foto nuk kanë munguar as komentet të mbushura me dashuri që i bëjnë njëri- tjetrit.

I pari ka qënë Eduarti i cili në një foto të moderatores ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq regjisori dukej i mahnitur nga kjo foto dhe nuk ngurron t’ja thotë publikisht.

“Më e bukura e Marokut”.

E së fundmi ka qënë Arbana ajo që i ka komentuar Eduartit në foton e tij që ka publikuar.

‘Paqja ime’ shkruan modertorja në foton e regjisorit duke pohuar lidhjen dhe duke treguar që ato po jetojnë romancën e tyre të lumtur.