‘Hiqi getat’, fansja kritikon Rudinën, moderatorja i mbyll gojën

549
Sigal

Rudina Magjistari është një nga moderatoret e njohura shqiptare. Kur je personazh publik, je gjithë kohës në vëmendje të medias, por sidomos të fansave që nuk lënë asnjë detaj t’u shpëtojë lehtë.

Ditën e sotme Rudina është bërë fokusi i vëmendjes në rrjetet sociale dhe shkak për këtë është bërë thjesht e vetëm një foto. Moderatorja kishte veshur një fustan ngjyrë të verdhë me një rrip të zi në mes.


Me sa duket ka pasur një detaj që fansave nuk u ka pëlqyer aspak, ndaj dhe nuk kanë reshtur në komentet e tyre. “Të lutem hiqi getat dhe këpucët sepse nuk përputhen as me fustanin dhe as me ty”, i thotë një vajzë në komentin e saj.

Ndërsa Rudina i ka kthyer këtë përgjigje: “E dashur, mos kujto se unë e një departament i tërë, që kuron veshjet e mia, nuk e dinë këtë. Shëndeti është i pari, pastaj veshja” i kundërpërgjigjet moderatorja.