Habiten fansat, Soni Malaj si rallëherë poston foto me partnerin

438
Sigal

Soni Malaj shpesh herë ka preferuar ta mbajë jetën e saj personale sa më private, duke e mbajtur larg rrjeteve sociale. Por tashmë ajo ka vendosur ta thyejë këtë ‘rregull’ të saj, duke postuar një foto shumë të bukur me partnerin e saj.

Në foto ata shfaqen krahë për krahë dhe të veshur të dy me të zeza.

Prej kohësh, Soni është e lidhur me Klevin, sipërmarrësin nga Tirana dhe duket se lidhja e tyre po shkon shumë mirë. Pavarësisht se daljet e tyre në publik kanë qënë të rralla. Duket se çifti e vlerëson shumë privatësinë.