FOTO/ Mbape dhe Ines të pandashëm, në Francë janë të sigurt për lidhjen e sulmuesit me modelen transgjinore

157
Sigal

Kilian Mbape dhe Ines Rau janë një çiff i pandashëm. Për këtë duken të bindur në Francë ku mediat rozë në vend bëjnë të ditur se sulmuesi i PSG po jeton një histori me modelen e njohur franceze.

Çifti është parë përkrah njëri-tjetrit për herë të parë në maj dhe më pas janë shfaqur bashkë edhe në pushime në një jaht gjatë verës. Tashmë mediat franceze janë të bindura se sulmuesi dhe modelja 32-vjeçare janë të lidhur.

Ines ka marrë famë për faktin se u bë modelja e parë transgjinore që u shfaq në kopertinën e Playboy, në vitin 2017. Kur ishte 16-vjeçare, ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar seksin, siç e ka pranuar për herë të parë kur ishte në moshën 24-vjeçare, duke bërë treguar historinë e saj. Pikërisht ky fakt ka bërë që lidhja e mundshme me Mbape të marrë shumë mbulim në mediat franceze e jo vetëm.

FOTO/ Mbape dhe Ines të pandashëm, në Francë janë

FOTO/ Mbape dhe Ines të pandashëm, në Francë janë