Evdal  Nuri: Krimbi i arrës dhe korrupsioni

 

Departamenti i Shtetit në SHBA në raport të tij  përmend korrupsionin endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale.Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme

 

NOA

1 –Të etur për pasuri, mund të përfundoni  si krimba arre! Diku kam lexuar:  “Ai hap një vrimë në lëvoren e saj dhe hyn brenda. Brendësia e arrës ngjason me trurin e njeriut, dhe ajo fillon ta hajë atë. Deri këtu është gjithçka normal. Duke ngrënë krimbi trashet dhe i rritet barku. Pas ngrënjes së tepërt, ngihet, dhe do të dalë, por vrima që kishte hyrë tashmë ishte shumë e vogël. Më e keqja, arra e shpuar tashmë është tharë dhe forcuar, është e pamundshme vrima të zgjerohet. Krimbi ndalet dhe mendon, e vetmja zgjidhje për të dalë është humbja e peshës. Duke vazhduar urinë, kthehet në formën e vjetër dhe, një ditë del nga arra. Por ama kur doli, çka kishte mbetur ishte vetëm një krimb i uritur dhe një arrë e zbrasët”.

-Shumë njerëz të dehur nga prona dhe pasuria i ngjajnë krimbit të arrës. Por kur esullohen dhe ndalojnë së vrapuari për pasuri, vërejnë se pranverat dhe verat kanë mbaruar. Çka kanë mbetur janë vetëm ‘vjeshtat’ dhe ‘dimrat’ e jetës që ndoshta duhen shumë ilaçe e dieta për t’ju mbijetuar.

Krimbi do të hajë, pra do të ushqehet , por, nuk e do punën e përpiqet që të jetojë “qyl”. Tek ne gjen shumë “krimba arre”. Ata janë të lirë për të ngrënë kudo, mbase” arra” këto 32-vjet ka patur me shumë. Dua të theksoj se shumë ‘krimba’ kanë patur frikë që të futen brënda arrës! Jo se s’kanë dashur të ushqehen, por kanë patur frikë se mos mbeten brënda. Pra, kanë pranuar atë pak ushqim jashtë sa të jetonin të shëndoshë e të izoluar në lëvozhgën e arrës . Disa të tjerë s’duan të hyjnë e quajnë veten” të ndershëm” e kanë frikë si i thonë parazit… Vuajnë shumë jashtë, por më mirë jashtë të lirë e të pangënë se brenda dhe të izoluar. Disa të tjerë janë futur e s’dalin, por frika i ka zënë , mbase vjen një ditë mbaron ushqimi e gjenden brënda një arre të krimbur! Por kemi vrejtur arra gjysmë të kalbura e krimbi i ngordhur brënda. Të tjerë të ngordhur në arrë plotësisht të krimbur. Duket u është mbaruar ushqimi, nuk kanë rënë në peshë dhe vrima e vogël nuk i ka lejuar të dalin jashtë. ‘Tahmaja e madhe ha kokën e të zot“! Konkluzioni; duhet dobësuar, mbase në arrë janë shëndoshur shumë. Thonë se arrat që nuk kanë krimba janë të shtrënjta! Por duken dhe të bukura nga jashtë dhe t’i shesin për të mira! Pyetja që bëjmë kur psonisim ? Mos janë të krimbura dhe këto? Jo vetëm për arrat, por dhe mollët, kumbullat, dardhat kanë zënë krimba dhe harxhojmë lekët me këto fruta të krimbura! Atëhere pse i duam këto” krimba të shoqërisë  tonë”? Ata janë ushqyet me pjesën më të mirë të këtyre frutave dhe kur dalin ndofta pak të dobësuar na shesin mënd dhe hiqen si të ndershëm. Na japin dhe “moral” se arrat, që servirin kanë shumë vitamina e të japin forcë dhe energji. Kjo i ka kënaqur shumë dhe pa u menduar të futen në thellësi  të shoqërisë tonë për t’u kënaqur me shijen e saj. Atje kanë gjetur” parajsën“ e kanë shtuar shumë në peshë. Por a do t’a mbajnë dot këtë peshë …?!

 2-Krimbi i korrupsionit

 Krimbi i shkon frutave (mollës, dardhës, arrës etj), drejt e në zemër?. Të njëjtën gjë bën dhe korrupsioni, i cili e godet ekonominë pavarësisht nga ngjyrat e politikës. Shoqëria e sotme shqiptare po vuan dhe nga krimbi moral. Pra, të mos gënjehemi nga pamja e jashtme e arrës apo mollës, por t’a shohim jetën jo si na i servisin, por ashtu si është në të vërtetë. Departamenti i Shtetit në SHBA “Përmendin korrupsionin endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri”. Më tej vihet në dukje se, raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”.

3-Pasojat

Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës, raportoi sot Eurostat. Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Dënime të vogla, janë karakteristike në Shqipëri. Disa qindra njerëz në vit gjykohen për korrupsion, shumica dërrmuese e të cilëve janë, ose qytetarë që tentojnë të korruptojnë dikë, ose zyrtarë të vegjël që në tërësi, dënohen me më pak se 2 vjet burg.

4-Korrupsioni pasiv

Nuk është shumë inkurajues. Disa vepra penale, veçanërisht ajo që dënon dhënien e ryshfetit nga qytetarët te zyrtarët, duket se janë më lehtë të dënueshme. Ndryshe nga vepra penale, që dënon pranimin e ryshfetit nga zyrtarët e lartë që vazhdojnë me vite!

5-Dënime të shkurtra

Janë rastet e korrupsionit, që kanë tendencën të jenë të lehta.

Tjetër, emigrimi i rinisë dhe i profesionistëve është me të vërtetë një problem që e kemi parë në rritje gjatë viteve të fundit dhe tani po bëhet një problem shumë i rëndë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me arritjen e standardeve evropiane, por me funksionimin e shtetit dhe të shoqërisë. Qeveria duhet të ndërmarrë veprime për ta bërë jetën dhe punën në Shqipëri më tërheqëse. Besoj se kjo mund të arrihet me disa masa shumë konkrete si paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Por përtej kësaj duhet të ecim përpara në rrugën e zbatimit të standardeve evropiane dhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kjo është ajo që largon shumë njerëz nga vendi. Ai mbizotëron në shumë fusha në Shqipëri dhe vazhdon që të përbëjë një problem serioz. Ky është përfundimi i raportit të KE-së në lidhje me luftën ndaj korrupsionit. Duhet pranuar se është masiv dhe i kudo ndodhur. S’mbaron punë po s’dhe diçka. Kjo në përputhje “me nderin që tëbëra “ Është folur e flitet shume. Në teori kemi 32-vjet që e dëgjojmë këtë emër  Më kujtohet se në Diktaturë shuma që dënoheshe ishte 2000 lekë. Thuhet se korrupsioni shter burimet jetike, prandaj jemi të varfër. Gjatë viteve 2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët emigracionit.  Britania e Madhe deklaroi sot se 44% e emigrantëve nga e gjithë bota, janë nga Shqipëria. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Në 2018 numri i shqiptarëve rezidentë në vendet e Bashkimit Europian ishte 990,372 sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%. Dhjetë vitet e fundit janë larguar 600.000. mijë. Në ditët e sotme destinacioni kryesor është Gjermania. Janë mbi  50 000 dhe po shtohen dita –ditës. Numur të konsiderueshëm ka dhe Franca e vendet e tjera të Evropës. Populli thotë;”Fshati që duket s’do kallaus “ Shiko vilat, makinat, pronat e tjera. Pra zotërojnë shumë më tepër sa dëgjojmë e kanë deklaruar. Mundohen t’i justifikojnë në mënyrat nga më të ndryshme. Është krijuar një opinion për sejcilin pushtetar. Edhe pse ka fakte, asnjë s’e pranon! I takon organeve të drejtësisë që t’i zbulojnë e t’i vënë përpara përgjegjësisë të korruptuarit.