Gold Ag publikon foton e ëmbël me të birin që fle mbi shpatullat e tij: Mirëmëngjesi!

268
Sigal

Ditën e sotme, Arian Agushi, i njohur ndryshe si Gold Ag, ka publikuar një foto me djalin e tij të vogël. Reperi nga Kosova u bë baba për herë të parë më 28 nëntor dhe të voglin zgjodhi që bashkë me bashkëshorten ta pagëzonin me emrin e veçantë Gueril.

Në foton e publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Gueril shfaqej duke fjetur mbi shpatullat e babait. “Mirëmëngjesi”, shkroi reperi krahas postimit të ëmbël.

Ariani ka shpjeguar më parë se emri që zgjodhi për të birin ka një domethënie të madhe.

Gueril, sipas tij, do të thotë që ta sulmosh armikun në befasi duke u organizuar me grupe të vogla. Gjithashtu, ai tha se ka lidhje edhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.