Getoar Selimi publikon klipin e ri, por ne i kemi sytë te Klaudia Pepa

1214
Sigal

Getoar Selimi, i njohur për publikun me emrin artistik si Ghetto Geasy, në kanalin e tij zyrtar sapo e ka lançuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Amante për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është kujdesur vetë Geti. “Amante” vjen e realizuar edhe në anën vizuale me videoklip.

Është një këngë, ku i këndohet dashurisë, por edhe mënyra se si ai interpreton është pak më ndryshe sesa jemi mësuar ta shohim atë në këngët e tjera të realizuara më parë.

Kënga “Amante” ka ardhur e realizuar edhe me videoklip të cilin e ka punua Imagine. Pjesë e videos ishte edhe balerina seksi, Klaudia Pepa.

Ajo shihet duke bërë disa lëzivje provokative.

Ju kujtojmë që Geti ka vite që nuk është duke jetuar në Prishtinë, pasi vite më parë është martuar me prezantuesen e njohur shqiptare, Marina Vjollca, dhe të dy bashkë jetojnë në Tiranë.