Shkarkohet nga detyra shefi i Policisë pas vrasjes së dyfishtë

583
Sigal

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Shkodrës, Vasil Çela. Në vend të tij emërohet Lorenc Meta. Lëvizja vjen dy ditë pas vrasjes se dyfishtë që tronditi qytetin e Shkodrës,ku këtë të hënë ishin edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshi dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Astrit dhe Brahim Bilali, vëllezër, u ekzekutuan me armë zjarri paraditen e së shtunës në qytetin verior. Krim për të cilin nuk ka asnjë të arrestuar nga policia.

Çela nuk është e vetmja ‘kokë e prerë’ pas atentatit të dyfishtë. Të shtunën pasdite, Vehbi Bushati u shkarkua nga drejtimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Në vend të tij, u emërua Niko Brahimaj.

Në 9 muajt e fundit, në Shkodër, 9 persona janë ekzekutuar ndërsa dy të tjera rezultojnë të zhdukur