Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, mes kandidatëve edhe një shqiptar

474
Sigal

Në Maqedoninë e Veriut po afrojnë zgjedhjet presdenciale ku ka nisur fushata, por ndryshe nga herët e tjerë, këtë herë garon edhe një shqiptar për postin e presidentit. Bëhet fjalë për  shqiptari Blerim Reka.

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe lëvizjes Besa do të garojë përballë përfaqësuesit të social demokratëve në pushtet Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-s, e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE.

Të tre pretendentët për të zëvendësuar Gjorgji Ivanov janë profesorë të njohur universitar dhe shprehin besimin se fushata e tyre do të dallojë nga ajo e zgjedhjeve të kaluara.

Blerim Reka e fillon fushatën në Shkup, Siljanovska në Ohër ndërsa Pendarovski në Prilep. Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në 2 raunde, në 21 prill dhe 5 maj. Në balotazh shkojnë dy kandidatët me më shumë vota.