Frymëzuar nga vajza e tij, futbollisti zbulon se është autik

144
Sigal

Futbollisti James McClean zbuloi se ai është diagnostikuar me autizëm, duke thënë se ai po ndan këtë “rrugëtim” të tij pjesërisht për të bijën, e cila gjithashtu është autike.

“Siç e dini të gjithë, vajza ime Willoë-Ivy është autike”, shkroi 33-vjeçari, i cili luan me Republikën e Irlandës. “Katër vitet e fundit më kanë ndryshuar jetën në mënyrën më të mahnitshme, por kanë qenë edhe shumë të vështira ndonjëherë pasi babai i saj e shikonte atë të kapërcente kaq shumë pengesa në jetë dhe të mësonte se si të menaxhonte sfidat me të cilat përballet çdo ditë.”

McClean shtoi se sa më shumë ai dhe gruaja e tij mësonin për autizmin e vajzës së tyre, aq më shumë ai njihte disa nga tiparet që i kishte vetë dhe kështu vendosi të konsultohej me specialistët.

Rreth një në 100 fëmijë ka autizëm në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila thotë se termi përdoret për të përshkruar “një grup të larmishëm kushtesh që lidhen me zhvillimin e trurit” të cilat karakterizohen “nga njëfarë shkalle vështirësie me ndërveprimin social.”

“Karakteristika të tjera janë modele jo të zakonshme të aktiviteteve dhe sjelljeve, të tilla si vështirësia e kalimit nga një aktivitet në tjetrin, fokusi në detaje dhe reagime të pazakonta ndaj ndjesive,” shton OBSH.

Në një postim në LinkedIn, shkrimtari Jon Barbuti, i cili ka dy fëmijë autikë, tha se “James na kujton që fëmijët autikë mund të jenë të suksesshëm në çdo fushë.”

“Ekzistojnë ende klishe se fëmijët autikë janë më të aftë në kodim, matematikë ose ndonjë fushë tjetër. Shumë prej tyre janë, por të gjitha fushat mund të jenë, përfshirë sportin. “Dhe kështu, falë James, për disa fëmijë autikë rruga për të ndjekur pasionin e tyre mund të jetë pak më e qartë që nga sot,” shtoi Barbuti.