Salep, pije energjike, kakao e çokollata/ Tenderi i luksit i Albcontrollit

133
Sigal

Punonjësit e Albcontrol, një shoqëri shtetërore e cila menaxhon hapësirën ajrore shqiptare, kanë një trajtim ndryshe nga punonjësit e tjerë të administratës shtetërore. Janë denoncuar në vijimësi tenderët e luksit të kësaj shoqerie, e cila përveç pagave stratosferike, ka edhe palestër brenda institucionit, udhëtime, dreka e darka, etj.

Por, në këto radhë do të ndalemi te tenderi i radhës, i cili ka të bëjë me përditshmërinë e të gjithë punonjësve. Nëse të gjithë punonjësit shtetërore, të paktën 90 % e tyre apo edhe punonjësit në institucione private, kanë një buxhet për shpenzime ditore, kafe, ujë, kakao, salep e pije energjike, punonjësit e Albcontrolit nuk e fusin dorën në xhep. Për ta mendon “paria”, e cila bën tendera për të blerë ato çka u nevojiten në një ditë të zakonshme.

Faksimile: Njoftimi i tenderit për blerje pije energjike, freskuese, salep, kakao etj., i Albcontrol

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Albcontrol ka hapur një tender me vlerë nën 8 milionë lekë të vjetra për “blerje ujë, kafe dhe pije të ndryshme (pije të lehta)”. Janë ato që u nevojiten çdo punonjësi gjatë orarit të punës, ku shumica e tyre i ka shpenzime ditore. Por jo punonjësit e Albcontrol-it, pasi për ta do shpenzohen disa milionë lekë. Drejtoresha e këtij institucioni, Laureta Omeri, ka firmosur edhe hapjen e tenderit, u kërkon ujë 0.5 litra pa gaz me ambalazh plastik, me një sasi prej 2500 copë. Kërkon edhe 500 copë ujë me shishe qelqi 0.25 lit. me gaz. Gjithashtu edhe 3900 copë ujë me shishe qelqi 0.25 litra pa gaz. Në dokumente është specifikuar se kërkohen edhe 600 bustina me çaj, 215 kilogramë sheqer me bustina. Kërkohen 100 copë kakao 125 gramë,  50 copë salep me bustina 30 gramë. Lista vijon edhe me 96 copë pije energjike, 120 copë shveps. Gjithashtu kërkohen edhe 720 copë pije freskuese me kanaçe, 100 bustina kapuçino me bustina. Punonjësve do t’u jepen edhe 270 copë qumësht në kuti 1 litra, 30 copë çokollatë të zezë me bustina. Por nëse më parë kërkuan ujë me apo pa gaz, në shishe qelqi apo plastike, Albcontrol do të blejë edhe 150 copë ujë për ekspres bidon 5 litra, 1000 copë gota kartoni dhe 190 kilogramë kafe profesionale me kokrra.

Për të gjitha produktet, Albcontrol i kërkon origjinale
Për të gjitha produktet, Albcontrol i kërkon origjinale

Në dokumentet shoqëruese, Albcontrol shkruan se zarfet do të hapen në mes të muajit mars, ndërsa duke qenë tender me vlerë të vogël fituesi do të shpallet elektronikisht. “Afati i lëvrimit të mallit objekt i kësaj procedure do të kryhet brenda 1 viti nga marrja e njoftimit si fitues” thuhet në një tjetër dokument.

Por, si i kërkojnë produktet? Albcontrol shkruan se “qumështi të jetë me paketim 1 litra me 3.5 yndyrë dhe me datë skadence të largët nga dita e lëvrimit si dhe të gjitha produktet pjesë e këtij prokurimi duhet të kenë skadencë të largët, kafe me paketim të jetë profesionale me kokrra”. Ky institucion thotë se shpërndarja e sasisë së mallit do të bëhet sipas një grafiku shpërndarje për vitin 2023, e cila do të iniciohet në formë kërkese nga personat e kontaktit të caktuar nga Albcontrol, 1 ditë para, tek furnizuesi fitues i këtij prokurimi, për të bërë lëvrimin e mallit dhe transportimin e tyre në Rinas, Tiranë. Pra gjithçka e programuar, për mos t’u munguar asnjë e mirë!

Lista e produkteve që do të blejë Albcontrol:

  1. Ujë 0.5 lit., pa gaz (ambalazh plastik), sasia 2500 copë.
  2. Ujë me shishe qelqi 0.25 lit. me gaz, sasia 500 copë.
  3. Ujë me shishe qelqi 0.25 lit. pa gaz, sasia 3900 copë.
  4. Çaj me bustina, sasia 600 bustina.
  5. Sheqer me bustina, sasia 215 kg.
  6. Kakao 125 gr, sasia 100 copë.
  7. Salep me bustina 30 gr, sasia 50 copë.
  8. Pije energjike, sasia 96 copë.
  9. Shveps, sasia 120 copë.
  10. Pije freskuese kanaçe, sasia 720 copë.
  11. Kapuçino me bustina, sasia 100 bustina.
  12. Qumësht në kuti 1 lit., sasia 270 copë.
  13. Cokollate të zezë me bustina, sasia 30 copë.
  14. Ujë për ekspres bidon 5 lit., sasia 150 copë.
  15. Gota kartoni, sasia 1000 copë.
  16. Kafe profesionale me kokrra, sasia 190 kg.