Edhe horoskopi e tha:’Hailey dhe Justin Bieber janë dy shpirtra binjakë’

230
Sigal

Justin Bieber dhe Hailey padyshim që janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe sigurisht, më të komentuarit.

Por, le të hedhim një sy se çfarë tregon astrologjia lidhur me raportin e dyshes.

Në episodin  e fundit të Celebrity Astrology Investigation, astrologja e besuar e të famshmëve Aliza Kelly hodhi një vështrim në listat e yjeve të këngëtarit dhe modeles për të zbuluar se sa të pajtueshëm janë ata në të vërtetë.

Justin është një Diell i Peshqëve, Hëna e Peshores dhe si një Akrep në rritje.

Kelly është shprehur se si një shenjë e ‘Peshqve”, Justin është një tip mjaft emociaonaldhe mjaft intuitiv.

Hëna e tij përfaqëson botën e tij të brendshme emocionale dhe nga ana tjetër Peshorja shtë një shenjë ajri që lidhet me “ekuilibrin, harmoninë dhe partneritetin”, gjë që shpjegon pse ai u bë kaq i famshëm në një moshë të re, nga takimi me Selena Gomez si adoleshente deri tek martesa me Hailey kur ai ishte vetëm 24 vjeç në vitin 2018.

“Ndërkohë, Hailey, 25 vjeçe, është një Shigjetar i ndershëm me një hënë Dashi, gjë që e vendos hënën e saj saktësisht të kundërt nga ajo e burrit të saj. “Dashi përfaqëson “mua” dhe Peshorja përfaqëson “ne”, kështu që këto dy shenja të hënës i mundësojnë tjetrit të kultivojë një marrëdhënie më të thellë me identitetin personal si dhe me partneritetin”, shpjegon Kelly.