FOTO/ Martohet Laura Pausini

161
Sigal

Laura Pausini dhe Paolo Carta janë martuar! Çifti, i cili është bashkë prej 18 vitesh bashkë dhe ka një vajzë 10-vjeçare të quajtur Paola, e ndanë lajmin në rrjetet sociale.

Ata kanë shpërndarë edhe disa foto dhe një video nga ceremonia e bukur, ku dukeshin të lumtur dhe kishin mbështetjen e më të dashurve të tyre.

Pausini ndau foto dhe video nga një ceremoni intime me një performancë nga vetë ajo. Këngëtarja italiane kishte veshur një fustan të bardhë të cilin e kishte shoqëruar me një xhaketë të ngjashme dhe një vello, ndërsa Carta një kostum të zi.

“Ne thamë ‘po’”, ka shkruar ajo krah fotove.

Sipas gazetës italiane Il Corriere Della Sera, dasma e Pausini dhe Carta u organizua më 14 mars.

Pausini dhe Carta filluan të takoheshin në vitin 2005 dhe u bënë me vajzë në vitin 2013.