Sigal

Pak ditë më parë pallati mbretëror zbuloi projektin e parë të bamirësisë të Dukeshës së Sussex, Meghan Markle. Meghan u ka ardhur një ndihmë disa grave të angazhuara në një komunitet kuzhine, të cilat janë bashkuar për të gatuar ushqime të shijshme për njerëzit që u prekën nga tragjedia e ‘Grenfell Tower’. Gjithashtu Dukesha ka mbështetur hedhjen në treg të një libri gatimi i shkruar nga këto gra, i cili mban brenda disa lloje recetash. Për të bërë prezantimin e këtiij libri, Meghan organizoi një event në pallatin e Kensigton. Për këtë event kaq të rëndësishëm atë e shoqëronin edhe dy njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj, nëna Doria Ragaland dhe Princ Harry.

Kjo shënonte edhe herën e parë që Meghan shfaqej sërish në publik me nënën e saj, pas martesës. Veshur me një golf dhe fund të zi shoqëruar me një xhaketë blu, ashtu si zakonisht Meghan dukej shumë e thjeshtë.