Ermali, Juli dhe Genti bëhen bashkë pas sherrit të bujshëm, çfarë po thurin anëtarët e ‘The SHBLSH’

457
Sigal

Tashmë është zyrtare! Grupi The SHBLSH është rikthyer në skenë.

Treshja Ermal Mamaqi, Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda janë bërë sërish bashkë, këtë herë në skenën e “Klanifornia’.

Fillimisht lajmi i paralajmëruar nga agjenti i emisionit “Thumbon”, por ka qenë Julian Deda ai që ka postuar një foto me dy shokët e tij.

Mesa duket Juli dhe Genti i kanë sheshuar gjërat dhe konfliktin mes tyre. Pas largimit nga “Apartamenti 2XL” të tre morën rrugë të ndryshme.

Ermal Mamaqi me një programacion të vetin, ndërsa Jul Deda dhe Gent Zenelaj punuan bashkë, derisa diçka nuk shkoi mirë dhe miqësia e tyre mori fund. Asnjë nuk e ka thënë publikisht se cila ishte arsyeja e sherrit mes tyre.

Megjithatë Julian Deda ka dhënë gjithmonë shenja për pajtim, ndërsa Genti e ka mohuar kategorikisht një ribashkim të mundshëm.

Ndërkohë Ermal Mamaqi është i angazhuar edhe diku tjetër. Bashkë me figura të tjera “të vjetrit” do të rikthehen në skenën e Portokallisë.