Aktori i famshëm strehon në shtëpinë e tij një familje që u largua nga lufta në Ukrainë

152
Sigal

Aktori i famshëm Benedict Cumberbatch tregoi për Sky News se ka rënë në kontakt me një familje ukrainase dhe se do t’i mirëpresë në shtëpinë e tij kur të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata ia dolën nga Ukraina. Unë jam duke monitoruar përparimin e tyre çdo ditë.”, tha ai.

“Fatkeqësisht, ata po i nënshtrohen një trajtimi mjekësor. Unë jam përpjekur të ndihmoj familje të tjera ukrainase – që janë shtetas të Mbretërisë së Bashkuar – për të strehuar familjet e tyre të gjera, gjë që ju e dini se ata duan ta bëjnë, por është shumë e kushtueshme.

Pra, unë jam përpjekur të ndihmoj me këtë financiarisht në disa raste.“, shtoi ai.

Sipas OKB-së, mbi 7 milionë njerëz në Ukrainë janë zhvendosur si rezultat i sulmit rus, me më shumë se 5 milionë prej tyre që ikën nga vendi.