Eneda Tarifa bëhet nostalgjike, “Nuk e di nëse do më ndahet shpirti ndonjëherë…”

637
Sigal

Eneda Tarifa është padyshin një këngëtare e njohur dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Përveç se të këndojë, Enedën e kemi parë edhe si prezantuese dhe anëtare jurie.

Origjina e saj është nga Gjirokastra dhe siç duket këngëtarja ndihet krenare për këtë.

Në rrjëtin social “Instagram”, Eneda ka postuar një foto ku duket mjaftë nostalgjike dhe ka shprehur krenari dhe dashuri për qytetin e saj të lindjes.

“Arsyeja pse jam kjo që jam…”-ka shkruar ajo.

“Qyteti hijerende, qyteti i keshtjelles se argjendte, qyteti i gjysherve te mi… Nuk di a do mund te ndahem shpirterisht ndonjehere nga ky qytet madheshtor ku sic thote Kadareja ne “Kronike ne gur” : Nje i pire po te pengohet mund te bjere ne avlline e nje shtepie tjeter. Nuk mund te mos ta lidhesh Gjirokastren me Kadarene. Ata jane nje. Krenare per origjinen time…. Arsyeja pse jam kjo qe jam….”