E martuar me biznesmenin iranian, Emina e surprizon me gatime shqiptare për ditëlindje (FOTO)

392
Sigal

Modelja e njohur Emina Çunmulaj ka surprizuar bashkëshortin e saj, biznesmenin iranian Sam Nazarian me rasti e ditëlindjes së tij.

Ajo i ka përgatitur një ambient shumë të bukur në shtëpi me shumë ngjyra, tullumbace dhe shampanjë.

Mirëpo, ai që ka surprizuar jo vetëm partnerin e saj, por edhe ndjekësit në Instagram është gatimi i zgjedhur, tradional shqiptar, që Emina e ka përgatitur me duart e saj.

Modelja ka postuar edhe disa foto, ku çifti shfaqen së bashku dhe i ka shoqëruar me një urim të thjeshtë dhe plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindja e 45-të dashuria ime”, shkruan ajo