Sigal

Meghan Markle dhe Princi Harry do të bëhen prindër shumë shpejt. Lajmin e ka bërë të ditur “Kesington Palace”, e cila zbulon se ata të dy do bëhen prindër për herë të parë. Në njoftimin që ata kanë nxjerrur mësohet se fëmija pritet të lindë pranverën që vjen.

Lartësitë e tyre mbretërore Duka dhe dukeshja e Sussex presin një fëmijë në pranverën e vitit 2019”, thuhet në postimin e faqes së pallatit mbretëror.

Lajmi është publikuar  disa orë pasi Meghan dhe Harry kanë nisur turneun e tyre zyrtar në Australi.