Sigal

Dy shqiptarë që kishin plaçkitur rreth 27 shtëpi të Francës, janë lënë në burg. Ata janë,  Mark Hasanaj, 24 vjeç, dhe Valentin Perzefi, 21-vjeç. Të dy janë autorë të një seri vjedhjesh në 12 komuna periferike të Besançonit.

“Seria e vjedhjeve? Një murtajë, me të cilën xhandarët po luftojnë çdo ditë”. Kështu shkruajnë mediat franceze. Policia po përballet me persona të rrezikshëm, që çdo ditë po lufton me to si “macja me miun”.

Në 7 nëntor të vitit që lamë xhandarmëria vuri në pranga dy shqiptarët: Mark Hasanaj, 24 vjeç, dhe Valentin Perzefi, 21 vjeç.

I pari u arrestua duke ngarë një makinë, ku gjatë kontrollit të ushtuar në mjet iu gjetën bizhuteri dhe sende me vlerë.

I dyti, u arrestua ndërsa po ece në këmbë. Një bashkëpunëtor i tretë i tyre mundi që të arratisej.

Nga hetimi është zbuluar se ata janë autorë të plot 27 vjedhjeve. Të gjitha grabitjet kanë ndodhur në pranverë dhe vjeshtë të vitit 2017, në 12 komunat periferike të Besançonit.

Përpara trupit gjykues Mark Hasanaj, është shprehur i penduar. Ai është shprehur se kishte shkuar në France vetëm për të kërkuar azil politik. Bashkëpunëtori i tij, Valentin Perzefi thjeshtë buzëqeshte dhe ka mohuar shumicën dërrmuese të fakteve.

Por, gjykata vendosi 2-vjet burg për  Vincent Perzefi, si dhe iu për 8-vjet nuk dihet të hyjë në territorin francez. Mark Hasanaj u dënua me tre vjet burg,  ai nuk duhet të shkojë kurrë në Francë.