Dua Lipa shtatzënë? Këngëtarja fshiu menjëherë postimin që ngriti dyshime

223
Sigal

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është gjithmonë në qendër të medie rozë.

Prej mbrëmjes së djeshme, për artisten po qarkullojnë lajme se është shtatzënë.

Mirëpo, gjithçka filloi kur këngëtarja, e cila po shijon pushimet e saj në Meksikë, postoi një foto të sajën në rrjetet sociale, duke e shoqëruar atë me një mbishkrim të përbërë nga emotion të çuditshme.

Emotion përshkruanin dy biberona për fëmijë, arinj pelushi dhe një engjëll, kështu që menjëherë fansat e saj filluan të komentojnë se mbase në këtë mënyrë ajo nënkupton se është shtatzënë.

Dua udhëtoi në Tulum me partnerin e saj 21-vjeçar, Anwar Hadid, dhe duke parë atë që ishte shkruar, menjëherë fshiu emotion nga fotoja.

Gjithçka mbetet për tu konfirmuar në ditët në vijim.