Donald Veshaj qan “hallet” duke mbajtur barkun me dorë

933
Sigal

Aktori i humorit Donald Veshaj është në qendër të mediave rozë, që kur pranoi publikisht lidhjen me moderatoren Bora Zemani.

Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk nguron të postojë foto të ndryshme si me Borën, por edhe vetëm.

Donaldi i ka bërë të gjithë ndjekësit në Instagram të shkrihen së qeshuri. Ai ka ndarë një ngjarje që i ndodh kohët e fundit.

“Kjo vapa sikur te ftoh. Sepse eshte vap jashte dhe ti djersitesh. Futesh brenda dhe brenda ka kondicioner.

Kondicioneri te ftoh! Do thoni ju pse nuk rri vetem brenda mos te djersitesh. Po un pi cigare vl. Keshtu qe po vdes nga barku”, shkruan Veshaj krah fotos, teksa shihet që po mban barkun me dorë.

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta, duke iu bashkuar “hallit” të aktorit.