Dolën çift nga “Për’puthen”, Bruno dhe Floriana zbulojnë ‘prapaskenat’ e lidhjes së tyre

175
Sigal

Bruno dhe Floriana dolën çift nga “Për’puthen”. Gjatë një interviste së fundmi ata thanë se kanë zbuluar dimensione të reja të njëri-tjetrit jashtë kamerave, ndonëse janë thjesht në fillim të lidhjes së tyre.

“Është ndryshe. Më i mirë por pak acarues”-tha Floriana, kurse Bruno tha se: “Është pak eksplozive. Edhe përpara se të vinin këtu shpërtheu e mori vesh gjithë Top-i”.

Ata deklaruan se nuk jetojnë bashkë por kohën më të madhe e kalojnë me njëri-tjetrin.

“Nuk jetojmë bashkë dhe as nuk rrimë 24 orë me njëri-tjetrin por kohën më të mirë e kalojmë bashkë. Bruno është shumë xheloz. Ndonjëherë këto shkaktojnë edhe probleme por momentale janë.”– tregoi Floriana lidhur me raportin e tyre pas daljes nga “Për’puthen”.

Ajo po ashtu tha se pas takimit të parë me Brunon i ka kërkuar produksionit të largohet.

“Thoja pse kam dal keq në takim kur nuk jam ashtu. Produksioni më tha se do ambientohem dhe kanë bërë gjënë më të mirë.”-tha ajo në “Shqipëria Live”.

Alvisa dhe Bashkimi, u ndanë disa javë pasi dolën çift dhe të pyetur nëse edhe ata e kanë një frikë të tillë, Floriana tha: “Nuk e kam menduar diçka të tillë. Sa ta ketë shkruar Zoti. Nëse gjërat shkojnë mirë do zgjasë gjithë jetën”. I të njëjtit mendim ishte edhe Bruno.

Lidhur me planet e të ardhmes çifti tha se të dy janë pro bashkëjetesës dhe jo martesës e gjërave tradicionale. Megjithatë, shtuan se është herët që të nisin që tani bashkëjetesën.