Dj Sardi zbulon për herë të parë emrin e bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën

237
Sigal

DJ i njohur Sardi Shehu ka zbuluar për herë të parë emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Ai u gjend para një feste beqarie në emisionin ‘Shiko kush Luan’ në të cilën vajzat e trupës së baletit  i kërcenin në krah e Sardi kishte për detyrë t’u përgjigjej pyetjeve të moderuara nga kapiteni i skuadrës së kuqe Flori.

Sardi nëpërmjet kësaj interviste na hoqi dyshimet duke na treguar se në të vërtetë ai nuk është celebruar ende, por dhe kur kjo të ndodh dasma do të bëhet në fshehtësi duke ftuar vetëm rrethin më të ngushtë të tij.

Kur u pyet se përse zgjodhi vajzën sy jeshile, e cila nuk është e famshme për publikun shqiptar ai u përgjigj kështu: “Ishte e duhura” duke shtuar me tej se ajo quhet Jonisa.