Ditëlindja e parë së bashku, Sara i dedikon Dj PM-së fjalët e ndjera

208
Sigal

Dj PM dhe Sara Berisha nisën një histori të bukur dashurie brenda “Big Brother VIP”. Historia ka vazhduar dhe jashtë mureve të shtëpisë dhe dyshja duken gjithmonë e më të lumtur.

Dj PM ka festuar sot ditëlindjen e tij të parë pranë Sarës dhe blogerja nuk e ka kursyer një urim publik. Ajo ka publikuar një video nga pushimet pranë partnerit, duke e falenderuar që është pjesë e jetës së saj.

“Faleminderit që je pjesë e jetës time…Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Sara.