Sigal

Pak javë më parë dyshja e njohur e ekranit, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Ata bekuan dashurinë e tyre me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Pavarësisht se Hana është ende shumë e vogël, dyshja po kujdesen që të memorizojnë çdo kujtim nga kjo periudhë.

Loredana ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku zbulon se vogëlushja po realizon setin e parë fotografik. Hana shfaqet mjaft e ëmbël në një vend të rehatshëm të mbuluar me trëndafila. Nga pozicioni që mban duket sikur ka lindur për të pozuar.


Loredana zgjodhi që periudhën e pritjes së ëmbël ta mbajë larg medias dhe ekranit, megjithatë për imazhet e së bijës nuk po ‘kursehet’ fare.