Dhurata Dora dhe reperi i njohur francez ‘fotografohen’ në një hotel së bashku në Shqipëri!

866
Sigal

Pak kohë më parë, Dhurata Dora dhe reperi algjerian, Sool King, lajmëruan bashkëpunimin e tyre nëpërmjet një video në ‘Instagram’.

Lajmi u prit shumë mirë nga fansat e tyre, të cilët ishin të emocionuar për këtë projekt, por para disa ditësh, dikush publikoi këngën e plotë të tyre dhe po qarkullon kudo në media.

Pas kësaj, këngëtarja shqiptare dhe reperi vendosën të heqin nga ‘Instagram-i’ videot ku dëgjohej vetëm refreni i këngës, për ta publikuar atë të plotë kur videoklipi të jetë gati.

Pavarësisht kësaj, duket se kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe me siguri do të kthehet në hitin e verës.

Xhirimet për videoklipin kanë nisur e këtë e ka zbuluar Soolking me foton e fundit në Instastory. Reperi ka zbuluar se ai dhe Dhurata po xhirojnë në një hotel në Tiranë. Më shumë detaje nuk bëhen ende të ditura.

Image