Presidenti Ilir Meta: Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar

739
Sigal

Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka raguar mbi protestën e studentëve duke e quajtur atë të drejtë pasi ligji aktuat i Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi në funksionimin e tij.

Sipas Metës vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar të drejtat që burojnë prej saj.

Më poshtë  gjeni postimi e plotë.

Protestat e drejta të studentëve treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme dhe vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare, të duhur për një funksionim më të mirë, më cilësor dhe më të aksesueshëm të universiteteve publike.

Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar dhe mbetet një detyrim imediat për t’u garantuar të drejtat që burojnë prej saj, ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës