Çifti mbretëror në pritje të ardhjes në jetë të bebit

494
Sigal

Ka mbetur fare pak që bebushi mbretëror t’i bashkohet pallatit Kensington. Derisa dita e bekuar të vijë, Harry dhe Meghan do të mendojnë për çdo detaj tjetër! Që tani, princesha e ka të qartë me çfarë ushqimi do ta rrisë të voglin.

Miq të saj, kanë thënë për People se Meghan, gjithë ambientet e shtëpisë së saj në Frogmore Cottage po i përshtat me jetën që e pret bebushin. “Meghan s’i harron rrënjët e saj California-ne. Vazhdon të jetë e kujdesshme me ato që i jep trupit apo lëkurës së saj”.

Dukesha është fanse e gjërave natyrale dhe me shumë gjasa, ushqimin për të voglin do ta përgatisë me duart e saj. Me pak fjalë, një jetë e pastër dhe e shëndetshme për pasardhësin. Kohë para se të martohej me princ Harry-n, në blog-un e saj Markle shfaqte pothuajse çdo ditë dashurinë që kishte për ushqimin dhe në veçanti për pastat.

Përsa i përket gjendjes aktuale të çiftit, burime pranë tyre janë shprehur se ndihen më të lumtur se kurrë. Bebushi i ka afruar edhe më dhe po e shijojnë gjer në fund pritjen e ëmbël.