Christian Vieri bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Stella

456
Sigal

Christian Vieri është bërë baba për herë të parë.

Ish futbollisti italian dhe bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo mirëpritën në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Stella.

Lajmi është konfirmuar nga 48-vjeçari me anë të postimeve në rrjetet sociale.

“Sot ka qenë dita më e bukur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind provon kur i vendosin në krahë foshnjen e tyre të vogël. Për këtë mrekulli që jeta na ka dhuruar unë do të jem mirënjohës për gjithë jetën. Të dua. Mirë se erdhe Stella,”-shkruan Vieri.

Ish-futbollisti dhe Costanza janë njohur 15 vite më parë por vetëm para 1 viti e gjysmë kanë filluar të dalin.