Britney Spears bën gjestin e pahijshëm, kritikohet nga fansat

Britney Spears ka bërë sërish një gjest të pahijshëm në rrjetet sociale. Kësaj radhe nuk ka dalë nudo, por në një video në të cilën ajo shfaqet duke kërcyer teksa ngreh gishtin e mesit para kamerës disa herë.

Ndonëse nuk e qartë se pse Britney po bën këto gjeste, është spekuluar se kjo erdhi si një përgjigje për pamjet e publikuara ditën e premte në një restorant në Los Angeles.

NOA

Kjo video është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, gjë që ka shkaktuar debat duke marrë kritika nga fansat.