Britney Spears anulon turin nëpër botë për një arsye të fortë

429
Sigal

“Unë mezi po prisja sa të nisja turneun tim ku do të takohesha me fansat mi. Por duhet të anuloj çdo gjë . Dua të qëndoj pranë babait tim, i cili është shumë sëmurë”.

Untitled 5

Këto kanë qenë fjalët prekëse të këngëtares amerikane Britney Spears, e cila me anë të një postimi në Instagram tregon anulimin e turit të saj nëpër botë të quajtur, “Domination”. Ajo ka postuar një foto kur ishte fëmijë krah prindërve të saj.

“Nuk di nga t’ia filloj, sepse është shumë e vështirë të flas. Nuk ka koncerte në turin tim, “Domination”. Por para së gjithash vjen familja dhe ky ka qenë vendimi i duhur që duhej të merrja. Disa muaj më parë babai im u shtrua në spital dhe ishte shumë pranë vdekjes. Jemi shumë të lumtur të gjithë që ia doli por rruga për të është akoma shumë e vështirë. Dhe për këtë arsye kam marr këtë vendim, për të cilit duhet të më kuptoni. Për më shumë informacion për rimbursimin e biletave hyni në britneyspears.com. Faleminderit shumë që më mbështesni. Ju dua shumë”- përfundon postimin e saj këngëtarja.