“As gruaja jote nuk ka një burrë”, Julian Deda i kthehet ashpër Mira Kazhanit

876
Sigal

Ditën e sotme kanë nisur replikat online mes Julian Dedës dhe Mira Kazhanit.

Gjithçka nisi pas një shkrimi të bërë nga gazetarja në lidhje me protestën e banorëve të Astirit.

Pas shkrimit të saj, aktori reagoi me një status ku e quante Kazhanin “gazetaruçe populiste” dhe madje shkoi edhe më tej duke e kthyer çështjen në personale.

“Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”.- shkruante Deda.
“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”.- replikoi Mira në një status në InstaStory.

Mirëpo, aktori nuk e ka lënë me kaq.

Ai ka reaguar ashpër në një tjetër status në InstaStory, ku shkruan për gazetaren:

“O vajzë, pasi familjes time t’i hash atë që nuk thuhet, gjej një burrë për vete se të qetëson…?”