Bella Hadid mbështet Ariana Grande-n me mesazhin që duhet ta lexojmë të gjithë

135
Sigal

Ariana Grande bëri një reagim kundrejt komenteve të peshës që qarkullonin në rrjetet e saj sociale dhe jo vetëm. Ajo u kërkoi njerëzve që të jenë më të sjellshëm dhe vuri në dukje se ajo çka është e shëndetshme mund të ketë shumë forma (Reagimin e plotë e lexoni këtu).

Ndër njerëzit që u frymëzuan nga postimi i këngëtares ishte edhe modelja Bella Hadid, e cila e ndau videon e Ariana-s në Instagram dhe shkroi një mesazh të gjatë, të cilin duhet ta lexojmë të gjithë:

“Ju nuk e dini kurrë se me çfarë po përballet dikush, mendërisht apo fizikisht. Me sëmundje apo depresion. Pikëllim apo dhimbje zemre. Ju thjesht nuk e dini dhe nuk do ta dini kurrë derisa të jeni në vendin e tyre. Në vend të këshillave apo opinioneve të pakërkuara, gjykimit ose agresionit, thjesht përpiquni të ofroni ndihmë dhe të jeni të sjellshëm. Gijthmonë ka një arsye për mënyrën se si duken/ndihen njerëzit, ndaj përpiquni të jeni të butë, sidomos kur nuk e njihni dikë apo se çfarë ka kaluar”, shkroi Bella.

Më tej, vijoi:

“Instagram-i nuk është i vërtetë dhe duhet të më thellë dhe me vëtëdije t’i kujtojmë vetes se secili prej nesh është thjesht qenie njerëzore që përpiqet për më të mirën. Kështu që, herën tjetër që dikush dëshiron të shkruajë një artikull dashakeq për t’u tallur, apo një koment të lig për të marrë ca like, thjesht rikujtoni këtë. Nëse dikush do që të flasë keq për një person tjetër, largohuni nga biseda. Është shumë më “cool” që të jeni të sjellshëm. Ju dua”, përfundoi ajo, duke i shprehur dashurinë edhe Ariana-s dhe duke thënë se i gjithë reagimi i saj është shumë i rëndësishëm dhe se do të ndihmojë shumë njerëz.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Jam shumë krenare për ty. Do të ndihmojë kaq shumë njerëz. Faleminderit”, shkruhej në mbishkrim.

Mesazhi i Bella-s vjen pas komenteve të shumta fyese apo të pamenduara që marrin personazhet e famshëm dhe ndoshta njerëzit pas tastierës harrojnë se edhe V.I.P-at janë njerëz me sfidat, lëndimet dhe të gjitha ngjarjet jetësore.

Pra, mesazhi është i qartë: “Sa më të sjellshëm, sidomos kur nuk i dini problemet e të tjerëve”.