Ava Max shënon suksesin e parë me “Heaven & Hell”

273
Sigal

Ndërsa kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi, albumi i Ava Max që mban titullin “Heaven and Hell” ka shënuar suksesin e parë. Artistja me origjinë shqiptare ka bërë me dije se albumi i saj është renditur në vendin e parë, duke lënë pas emra të njohur me famë botërore si Alisia Keys, Keith Urban dhe Marilyn Manson.

E emocionuar për këtë sukses, ylli i hitit “Kings & Queens” ka falenderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë. Albumi përmban 15 këngë, disa prej të cilave janë publikuar më parë. Ky është suksesi i parë i artistes me origjinë shqiptare, e cila premton të jetë një zë i fuqishëm i industrisë muzikore botërore.

Kujtojmë që pak ditë më parë, duke mbi projektet dhe albumin, Ava tha se “muzika është një ilaç” për të, dhe se ndihet me fat që puna e saj është vlerësuar. Përsa i përket planeve të së ardhmes, artistja e hitit “Kings & Queens” tha se kishte planifikuar një turne në SHBA në shtator dhe tetor të këtij viti, por për shkak të situatës nga Covid-19 është anuluar.