Kancelarja Merkel, shuplakë kryeministrit Rama

81

DW/ Pas refuzimit të tretë të gjermanisë për të hapur negociatat me Shqipërinë, Merkel refuzon të takohet me Ramën. Pas Kancelares gjermane , Kryeministrit Rama I mbyllin dyert edhe dy drejtuesit kryesor që kanë në dorë fatet e Europës, kreu i CDU/CSU në Budestag Wandephul  dhe Kryetari i Komisionit për BE-në Gunther Krichbaum.

Kalcelarja Merkel refuzon të takohet me kryeministrin Edi Rama në Berlin. Këtë e konfirmon edhe DW. Pas refuzimit të tretë të BE-së për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kryeministri Rama bëhet i padëshirueshëm për kancelaren Merkel. Në konferencën e rregullt për shtyp, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha se nuk mund ta konfirmonte një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.  Pyetjes së DW  se,  a nuk do të ishte Rama, si kryetar i radhës së OSBE-së, një bashkëbisedues i rëndësishëm për Merkel, aktualisht kryetare e radhës së BE-së, për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, Seibert iu përgjigj: “Qeveria gjermane i mbështet shprehimisht përpjekjet e OSBE-së dhe kryetarit të saj, i cli është Edi Rama, për të zhvilluar bisedime në Bjellorusi”. Më parë (10:30), qarqe qeveritare nga Berlini i bënë të ditur ndërkohë DW se kryeministri shqiptar ka planifikuar të bëjë një telefonatë me kancelaren Angela Merkel. Sipas qarqeve ne Berlin, Rama ndodhet në Gjermani për të lobuar te grupi parlamentar më i madh në Bundestag, CDU/CSU, për t’i dhënë Shqipërisë po-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE -në. Por siç mësoi DW nga qarqet parlamentare pranë CDU/CSU, në takim nuk merrte pjesë as kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Wadephul, dhe as kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.  Në një konferencë të Institutit “Aspen” në Berlin, të zhvilluar të enjten, me 17.09., si dhe në një konferencë të mëparshme të zhvilluar javën e kaluar në Fondacionin “Konrad Adenauer” në Berlin, të dyja me rregulla “chattam house”,  ka dalë në pah, se deri tani vendet e zakonshme skeptike të BE-së, ndër to edhe Gjermania, nuk janë bindur ende se Shqipëria e meriton çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare. Dy pikat më delikate në argumentimin e skeptikëve nga Gjermania janë: ligji anti shpifje dhe ndryshimet që iu bënë marrëveshjes së për ligjin elektoral në parlament, vetëm disa ditë pasi palët, opozita dhe qeveria, ishin dakordësuar pas ndërhyrjeve të diplomatëve perëndimorë në Shqipëri.