Sigal

Këngëtarja e famshme amerikane, Ariana Grande ka publikuar këngën e saj të re me titull ”God is a Woman”, këngë që kombinon spiritualitetin me seksualitetin. ”God is a Woman”, është singli i radhës i Ariana Grande që erdhi pas ”No Tears Left to Cry” e që po ashtu është pjesë e albumit ”Sweetener”, që pritet të publikohet më 17 gusht.

Kënga siç duket u pëlqye mjaft shumë nga fansat, të cilët e kanë komentuar atë në rrjetin social ”Twitter”.