Pak muaj më parë bëri bujë ndarja e parakohshme nga jeta e reperit Mac Miller. Pas ngjarjes në fjalë, ish e dashura e tij Ariana Grande e pati shumë të vështirë ta merrte veten dhe të mësohej me idenë që ai nuk jeton më, jo më kot pak javë më vonë u nda edhe nga i fejuari i saj Pete Davidson me pretekstin se kishin nevojë për distancë. Disa orë më parë këngëtarja ka publikuar një foto prekëse krah qenit që kishte Miller dikur, e veshur me bluzën e tij.

Siç duket Ariana vazhdon ta kujtojë dhe është e prekur për të. Kujtojmë se Mac Miller ndërroi jetë nga mbidozë.