Al Pacino, 82 vjeç, baba për herë të katërt

112
Sigal

Al Pacino, së shpejti do të jetë baba i 4 fëmijëve! Aktori 82-vjeçar dhe e dashura e tij, Noor Alfallah janë në pritje të një bebushi, ka konfirmuar People.

Alfallah, 29 vjeç, është lidhur me Pacino-n që në prill të vitit 2022 dhe zërat për një romancë mes tyre nisën kur u panë duke darkuar së bashku. Më pas, burime të ndryshme siguruan Page Six se dyshja janë takuar që prej pandemisë.

Al Pacino është gjithashtu babai i tre fëmijëve: Julie Marie (33 vjeç) me ish-partneren, Jan Tarrant dhe i binjakëve Anton dhe Olivia (22 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Beverly D’Angelo.