Afërdita Dreshaj do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja shqiptare përmes një postimi në rrjete sociale. Përmes një videoje që ka publikuar, Afërdita shihet krah partnerit të saj, Jakub Kindl teksa zbulojnë se do të bëhen me një djalë.
“Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen, mars 2021”, ka shkruar Dreshaj krahas videos. Kujtojmë që pak muaj më parë, dyshja festoi 2 vjetorin e martesës, në vendin ku dhe kurorëzuan dashurinë në martesë.