Greva e naftëtarëve, Rama heq përgjegjësinë nga vetja: Është e tepërt të fajësohet qeveria

244
Sigal

Kryeministri Edi Rama komentoi grevën e naftëtarëve të Ballshit, që hyri sot në ditën e  9-të. Në konferencën për gazetarët, Rama tha se nuk mund të fajësohet qeveria për gjendjen ku ndodhen naftëtarët.

“Ajo është një kompani private e privatizuar në mënyrë kriminale dhe janë pasojat e një procesi privatizimi kriminal ku ne jemi përfshirë në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe mbështetur ata njerëz që janë aty duke bërë lloj lloj akrobacirash e lutjesh që ajo ndërmarrje të mund të vazhdojë normalisht“, deklaroi Rama. Rama tha se ka shkuar në Azerbajxhan për një takim me presidentin për gjetjen e një zgjidhjeje dhe sot pasdite pritet të marrë një informacion

“Jo më larg se pak javë më parë kam vajtur enkas të takoj presidentin e Azerbajxhanit për të folur enkas. Sot pasdite do të marr informacion çfarë të reje ka me kompaninë që pasi fitoi një garë për të marrë krudin do të hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë. Çfarë kemi ndihmuar sa kemi mundur, por për ta fajësuar që jemi përgjegjës është e tepërt. Kemi ndihmuar sa kemi mundur por për të na fajësuar që jemi përgjegjës është e tepërt. Aty asnjëherë nuk është bërë investim serioz që të ripërtërijë, është keqshfrytëzuar jam shumë i shqetësuar por e rëndësishme është të bëjmë diçka jo të themi. Më vjen shumë keq për ata njerëz aty jam gjithë kohës i informuar. Kontaktet me ta kanë qenë të vazhdueshme duke ndihmuar të përmirësojmë procesin. Greva e urisë është për ata që nuk dëgjojnë jo për ata që dëgjojnë. Ajo rafineri do investim të madh për tu rimëkëmbur. Jemi në fazën e kërkimit të zgjidhjes”, shtoi Rama.