Vuani nga migrena? Ja disa mënyra për ta mposhtur…

543
Sigal

Migrena është një dhimbje koke shumë e fortë, dhe aj prek zakonisht më shumë gratë se sa burrat.

Shifrat tregojnë se deri në 75 për qind e njerëzve me migrenë janë gra, dhe një nga arsyet janë ndryshimet hormonale që ndodhin për shkak të mujorit, shtatzënisë dhe menopauzës. Kjo dhimbje e fortë ende është duke u deklaruar si një “sulm” dhe shpesh përshkruhet si një dhimbje pulsuese në një pjesë të kokës.

Simptomat ndryshojnë nga një person në tjetrin, por shumë prej tyre me fillimin e migrenës ndjehen të trullosur, të përzier, bëhen shumë të ndjeshëm ndaj dritës, tingujve të zhurmshëm, erërave dhe nganjëherë prekjes.

Nëse ndiqni këto udhëzime ju mund ta mposhtni migrenën:

Kujdesuni në ushqime – është e rëndësishme të konsumoni shëndetshëm

Sigurohuni që të jeni të hidratuar gjatë ditës

Kujdesuni për cilësinë e ajrit në dhomë

Ulni rrezikun nga stresi

Kur keni dhimbje koke ose migrenë, provoni të flijoni

Mundohuni të ushtroni pak për të rritur rrjedhën e gjakut

Në mënyrë që të mos vijë deri te dhimbjet e mëdha, qysh në simptomat e para të dhimbjes mund të provoni me një ilaç kundër dhimbjeve që do të largojë dhimbje koke me intensitet të butë e të moderuar, por gjithmonë mund të konsultoheni me mjekun tuaj.